E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË “SHKENCA KOMUNIKIMI”, NË FAKULTETIN E HISTORISË DHE FILOLOGJISË, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT, PËR KËTË P

V E N D I M 

PëR 

HAPJEN E PROGRAMIT  Të  STUDIMEVE  Të  DOKTORATëS  Në  “SHKENCA KOMUNIKIMI”,  Në  FAKULTETIN E HISTORISë  DHE FILOLOGJISë, Të UNIVERSITETIT Të TIRANëS, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së  PRANIMIT E Të TARIFëS Së  SHKOLLIMIT, PëR KëTë PROGRAM STUDIMI
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26,  34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1.      Hapjen, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, në “Shkenca komunikimi”, me këto profile:
 
a) Komunikim- informim, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Shkenca Komunikimi”, me profil komunikim-informim.
        b) Komunikim masiv, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Shkenca Komunikimi”, me profil komunikim masiv .
 
2.      Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 - 2010.
 
3.      Kohëzgjatja e programit të mësipërm të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.
 
4.      Kuota e pranimit  në këtë program studimi, për vitin 2009, është 30.
 
5.      Nga kuota e mësipërme caktohen dy kuota për studentët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare përkatëse.
 
6.      Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
 
7.      Tarifa e shkollimit, për këtë program të plotë studimi, është 200 000        (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, i Universitetit të Tiranës.
 
8.      Efektet financiare, që rrjedhin nga  zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për  Universitetin e Tiranës.
 
9.      Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
 
      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA25/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›