V E N D I M PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E ASIsTENCËS TEKNIKE, PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT “
V E N D I M
PER
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË KONTRIBUTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E ASIsTENCËS TEKNIKE, PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I SPITALIT RAJONAL TË SHKODRËS – FAZA E TRETË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së kontributit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim, të Këshillit të Evropës (CEDB), për financimin e asistencës teknike, për zbatimin e projektit “Rehabilitimi i spitalit rajonal të Shkodrës – faza e tretë”, me një grant 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K r y e m i n i s t r i
SALI BERISHA