V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I SPITALIT RAJONAL TË
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS (CEDB), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I SPITALIT RAJONAL TË SHKODRËS - FAZA E TRETË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, « Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë», me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim, të Këshillit të Evropës (CEDB), për financimin e projektit “Rehabilitimi i spitalit rajonal të Shkodrës - faza e tretë”, me një hua 6 000 000 (gjashtë milionë) euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA