VALIU, VELIU DHE TË TJERË
Ndërsa po bëhesha gati të shkruaj një artikull për shpërndarjen e librave të shkollës për këtë vit, ku doja të falënderoja Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, pasi bëri një hap të rëndësishëm përpara krahasuar me vjet, mu shfaq në javën e fundit para fillimit të vitit shkollor një dele e zezë që jo vetëm më preu hovin, por dhe më bëri të mendoja thellë e gjatë, dhe jo vetëm për këtë fakt, por më shumë për mentalitetet dhe deliret që përditë e më shumë po bëhen sunduese me pa të drejtë në shoqërinë tonë.
Problemi nisi disi thjesht. Ministria u kishte dhënë shtëpive botuese dhe distributorëve të tyre planin e furnizimit të shkollave si dhe numrin e telefonit të librarisë që ishte caktuar për të furnizuar shkollën përkatëse. Gjatë gjithë muajit gusht e fillimin e shtatorit pothuaj të gjitha shtëpitë botuese morën në telefon, disa i sollën dhe librat e disa të tjera kërkuan që t’i merrnin librarët në magazinat e tyre. Pothuaj të gjitha shtëpitë botuese, kush më pak e kush më shumë, i plotësuan detyrimet e tyre deri aty nga fillimi i shtatorit. Përjashtim bënte një shtëpi botuese me emrin befasues “Express Publishing”, që do furnizonte tekstet e anglishtes për disa shkolla të kryeqytetit. Kjo jo vetëm që nuk merrte në telefon e të tregonte adresë dhe numrin e kontaktit, por as që pyeste për plane e afate. Duke qenë se me të pyetur shqiptarët kanë gjetur dhe Stambollin, dhe ne duke pyetur poshtë e lartë, më së fundi i gjetëm adresën, aty nga fillimi i “Rrugës së Elbasanit”, ku zoti Veliu na priti e përcolli duke i caktuar ai vetë sasinë e librave që do furnizonte si dhe përqindjen e fitimit. Megjithëse shkolla donte dhe tri ditë që të fillonte, ai na dërgoi vetëm 30% të kontigjentit, dhe për klasat e ulëta asnjë copë. Librat u shitën për dy ditë dhe pasi i dhamë lekët e kontigjentit të parë, na dërgoi përsëri 30% të tjera dhe përsëri për klasat e ulëta asnjë copë. Telefoni që na dha për kontakt nuk hapej asnjëherë dhe kur ne i bëmë vërejtje për këto veprime, ai kërkoi paradhënie dhe e ndërpreu fare furnizimin. Kur i kujtuam planin e ministrisë, na tha se ai ishte pronar i librit dhe e shpërndante atë si të donte, ku të donte e kur të donte. Sa për dijeni, libri ishte prodhim anglez dhe ai ishte thjesht një distributor për Shqipërinë. Por atij i ishte mbushur mendja që ishte pronar, një pronar i ri, ndaj të cilit ne duhet të ulnim zërin, t’i luteshim e të kishim kujdes se na e mbyllte fare derën. Veliu ishte bërë vetë Vali e vetë Kadi dhe ishte gati të shtypte me këmbë.
Do e kisha mbyllur këtë mesele, duke shpresuar që letra që i dërguam ministrit të Arsimit dhe shtëpisë botuese në Angli, do të bënin ndonjë efekt, por disa fakte të tjera na detyrojnë ta trajtojmë atë si një dukuri që po e hasim çdo ditë e më shumë, veçanërisht tek menaxherët apo pronarët e zyrtarët e rinj. Nga Anglia erdhi përgjigja që Veliu kishte zbatuar vetëm planin e ministrisë dhe nga vetë Veliu e dëgjova me veshët e mi që ai nuk pyeste fare për planin e ministrisë. Gënjeshtra dhe dyfytyrësia kishin marrë dhenë dhe nuk i gjendej më kreu e bishti.
Po bëhet përditë e më shumë një normë fakti që në Shqipëri që të kesh sukses, duhet të jesh zëlartë, të gënjesh e të bërtasësh me vend e pa vend. Pronarët e rinj ashtu si agallarët e rinj, nuk pyesin fare për ligj, normë e moral, dhe po guxove tua përmendësh ato, të quajnë anakronik, jashtë kohe, baba qemo, budalla dhe ndonjëherë dhe komunist. Hajdutit po i thonë i guximshëm dhe harbutit trim i zoti. Gënjeshtari po nderohet si i mençur e i zgjuar aq sa dhe fëmijëve disa nëna të papërgjegjshme u mësojnë se si të gënjejnë dhe gajasen me rrenat e fëmijëve të tyre! Pronarë të rinj e të vjetër, qeveritarë të rinj e të vjetër mbajnë afër, i miklojnë e shpërblejnë gënjeshtarët, puthadorët, jesmenët e lajkatarët profesionistë dhe i flakin përditë e më shumë në rrugë të madhe specialistët e profesionistët e vërtetë, ata që flasin e veprojnë në emër të ligjit e moralit, ata që vlerësojnë më shumë karakterin e nderin sesa karrigen e lekun. E paligjshmja po vepron si të ishte ligj dhe e pamoralshmja si të ishte normë etike. Mos e dhëntë Zoti që morali e norma të shkelen e shkelmohen deri në atë masë sa të na vijë turp të shprehemi, të flasim, mbrojmë e shkruajmë për to!
Hill Mëhilli