E Diel, 1 Nëntor 2026

VATIKAN – Rubio: Marrëdhënie të forta me Selinë e Shenjtë, angazhim i përbashkët për paqen

VATIKAN, 7 maj /ATSH-ANSA-DPA/ – Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio u takua sot me papa Leonen XIV dhe më pas me sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin.

Qëndrimi i tij në Pallatin Apostolik zgjati gjithsej dy orë e gjysmë.

”Audienca midis papës dhe sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, zgjati afërsisht 45 minuta”, shpjegon një burim i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

”Takimi nënvizoi soliditetin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë, si dhe angazhimin e tyre të përbashkët për paqen dhe dinjitetin njerëzor”, deklaroi më vonë Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

”Takimi midis papës dhe Rubios ishte miqësor dhe konstruktiv”, tha një burim amerikan.

Papa Leone XIV ka qenë një kritik i zëshëm i luftës SHBA-Izrael në Iran dhe bëri thirrje për një armëpushim.

Trump u përgjigj duke akuzuar Papën e lindur në SHBA se mbështet përpjekjen e Teheranit për të blerë armë bërthamore, dhe gjithashtu e quajti atë “të dobët ndaj krimit”.

Përpara udhëtimit të tij, Rubio, një katolik i lindur nga emigrantë kubanë, theksoi terrenin e përbashkët me Selinë e Shenjtë, duke përfshirë çështjen e lirisë fetare në të gjithë botën.

Rubio planifikon të takohet edhe me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Marrëdhëniet midis Melonit dhe Trumpit janë përkeqësuar pas mosmarrëveshjeve të udhëheqësit amerikan me papën./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›