E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E FONDIT LIMIT TË SHPENZIMEVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT, PËR VITIN 2008

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E FONDIT LIMIT TË SHPENZIMEVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT, PËR VITIN 2008


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  nenit 12, të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998, “Për radion dhe televizionin, publik e privat, në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e fondit limit të shpenzimeve të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, për vitin 2008, në shumën prej 74 400 000 (shtatëdhjetë e katër milionë e katërqind mijë) lekësh, për shpenzime korente, dhe 25 300 000 (njëzet e pesë milionë e treqind mijë) lekësh, për shpenzime për investime.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Këshilli Kombëtar і Radios dhe Televizionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2008.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›