VENDIM PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.644, DATË 13.12.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 400/110 KV, NË ZEMBLAK »
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.644, DATË 13.12.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 400/110 KV, NË ZEMBLAK »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 124 e 129, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, «Kodi i Procedurave Administrative», dhe të neneve 4, 5, pika 1, 8, shkronja « c », 18, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, « Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik », me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.644, datë 13.12.2002, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Në pikën 1, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje :
« Zhvlerësimin, për interes publik, të pasurive dhe të veprimtarisë së kantierit të prodhimit të materialeve të ndërtimit, pronë e shoqërisë «Grand-Inert », shpk, Korçë, për shkak të funksionimit, brenda kushteve teknike, të nënstacionit 400/110 kV Zemblak, Korçë, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi. ».
2. Pika 2, ndryshohet si më poshtë vijon :
« 2. Shpronësimi dhe zhvlerësimi të bëhen në favor të KESH, sha-së, Tiranë. ».
3. Në pikën 3, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje :
« Shoqëria « Grand-Inert », shpk, Korçë, pasuria dhe veprimtaria e së cilës zhvlerësohet, të kompensohet në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në shumën e përgjithshme 22 337 074 (njëzet e dy milionë e treqind e tridhjetë e shtatë mijë e shtatëdhjetë e katër) lekë, brenda muajit qershor, 2006. ».
4. Pika 4 ndryshohet si më poshtë vijon :
« 4. Fondet, për realizimin e shpronësimit dhe të procedurës së zhvlerësimit, të përballohen nga buxheti i vitit 2006, miratuar për KESH, sha-në, Tiranë, zëri « Kosto lokale për shpronësime ». ».
5. Pas pikës 5 shtohet pika 5.1, me këtë përmbajtje :
« 5/1. Vlera e shpenzimeve procedurale, për realizimin e procedurës së zhvlerësimit, në shumën 188 000 (njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë) lekë, të jetë në ngarkim të KESH, sha-së, si subjekt kërkues i këtij zhvlerësimi. ».
6. Në pikën 7, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje :
« Zhvendosja e kantierit të prodhimit të materialeve të ndërtimit, pronë e shoqërisë « Grand-Inert », shpk, Korçë, të fillojë brenda muajit maj 2006, dhe të përfundojë brenda muajit qershor 2006. ».
7. Pas pikës 7, shtohet pika 7/1, me këtë përmbajtje :
« 7/1. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Korçë, të bëjë çregjistrimin nga regjistrat e pasurive të paluajtshme, të pronës « Ndërtesa », të shoqërisë « Grand-Inert », shpk, Korçë, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, brenda muajit maj 2006. ».
8. Pika 8 ndryshohet si më poshtë vijon :
« 8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, KESH, sha-ja, Tiranë, dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Korçë, për zbatimin e këtij vendimi. ».
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në « Fletoren zyrtare » .
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA