E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL

V E N D I M

PËR

KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 7, të ligjit nr.8872, datë 29.3.2002, “Për arsimin dhe formimin profesional”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe të ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 
Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, si institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 
Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional ka objekt kryesor të veprimtarisë krijimin e një sistemi kombëtar e unik të kualifikimeve profesionale, të njohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional harton programe për realizimin e politikave për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

 
Funksionet kryesore të Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional janë:

a)hartimi dhe rishikimi i listës kombëtare të profesioneve dhe i përshkrimeve përkatëse;

b)hartimi dhe rishikimi i kuadrit kombëtar të kualifikimeve profesionale (KKKP) me përshkrimin e standardeve për nivelet dhe drejtimet, si dhe i kritereve të vlerësimit e certifikimit;

c) hartimi dhe rishikimi i skeletkurrikulave të kualifikimeve profesionale;

ç) akreditimi i institucioneve, që ofrojnë arsimim dhe formim    profesional;

d)përcaktimi i standardeve të trajnimit, fillestar dhe të vazhdueshëm, të personelit mësimdhënës të arsimit dhe formimit profesional;

dh) përcaktimi i kritereve për vlerësimin dhe certifikimin e arsimit dhe  

        formimit profesional;

e)ndërtimi dhe rifreskimi i bazës së të dhënave për kuadrin kombëtar të kualifikimeve profesionale (KKKP), skeletkurrikulat, akreditimin, certifikatat e dhëna, nevojat për kualifikime profesionale etj., që lidhen me arsimimin dhe formimin profesional.

 
Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional raporton, në mënyrë periodike, në Këshillin Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional për çështjet e veprimtarisë së vet.

 
Funksionimi i Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional bëhet në përputhje me rregulloren, e cila, pas këshillimit me Këshillin Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional, miratohet nga ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

 
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur edhe në sugjerimet e Këshillit Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional, i propozon Kryeministrit strukturën dhe organikën e Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional.

 
Organika dhe numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional të jenë brenda numrit të përgjithshëm të punonjësve të sistemit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2006, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila të çelë një zë të veçantë në buxhetin e vet për Agjencinë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional.

 
Emërimi dhe lirimi i drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional bëhet në përputhje me procedurat e përcaktuara në vendimin nr.173, datë 7.3.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të ministrave”.

Para nxjerrjes së aktit të emërimit, lirimit ose shkarkimit nga detyra të drejtorit të agjencisë, ministri i Arsimit dhe Shkencës këshillohet me Këshillin Kombëtar të Arsimit dhe Formimit Profesional.

 
Për nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional respektohen procedurat e parashikuara në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”.

 
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›