E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË, PRANË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

                                                                                                                V E N D I M

                                                                                                                    PËR

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË DYTË,  PRANË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS, NË VITIN AKADEMIK 2008-2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

                                                      

  1. Hapjen, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, të programeve të mëposhtme të studimit, të ciklit të dytë, sipas fakulteteve:

a)       Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit:

i)         Programi i studimit “Inxhinieri agrare”, me profile:

-          hortikulturë;

-          mbrojtja e bimëve;

-          prodhimi bimor;

-          zootekni;

-          akuakulturë.

Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:

·         Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agrare, me profil hortikulturë;

·         Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agrare, me profil mbrojtja e bimëve;

·         Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agrare, me profil prodhimi bimor;

·         Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agrare, me profil zootekni;

·         Diplomë e nivelit të dytë, DND në inxhinieri agrare, me profil akuakulturë.

ii) Programi i studimit “Inxhinieri agromjedis”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agromjedisi.

b)       Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, programi i studimit “Inxhinieri agroushqimore”, me profile:

-          vreshtari-enologji;

-          teknologji agroushqimore.

Në përfundim të këtij programi do të lëshohen diplomat e mëposhtme:

·         Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agroushqimore, me profil vreshtari-enologji;

·         Diplomë e nivelit të dytë, DND, në inxhinieri agroushqimore, me profil teknologji agroushqimore.

  1. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.
  1. Këto programe studimi fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.
  1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Universitetin Bujqësor të Tiranës.
  1. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

                                                                                                            K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›