E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E DIZENJOS PËRFUNDIMTARE TË DOKUMENTEVE TË IDENTITETIT: LETËRNJOFTIMIT ELEKTRONIK DHE PASAPORTËS ELEKTRONIKE

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E DIZENJOS PËRFUNDIMTARE TË DOKUMENTEVE TË IDENTITETIT: LETËRNJOFTIMIT ELEKTRONIK DHE PASAPORTËS ELEKTRONIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9972, datë 28.7.2008, “Për ratifikimin e kontratës koncesionare, për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe grupimit të SAGEM Securite e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Miratimin e dizenjos përfundimtare të dokumenteve të identitetit: letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës elektronike, sipas aneksit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Çdo akt nënligjor, që bie ndesh me këtë vendim, shfuqizohet.

3. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


03/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›