E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM,TË KOMUNËS QENDËR PISKOVË, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E LISTëS PARAPRAKE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të KOMUNëS QENDëR PISKOVë, Të QARKUT Të GJIROKASTRëS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Qendër Piskovë, të qarkut të Gjirokastrës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrative, të komunës Qendër Piskovë, të qarkut të Gjirokastrës, miratuar me vendimin nr.1238, datë 10.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Qendër Piskovë, të qarkut të Gjirokastrës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Qendër Piskovë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


14/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›