VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA RIKONSTRUKSIONI I SEGMENTIT RRUGOR QË BASHKON RRUGËN “SALI LLANI” ME RRUGËN “DERVISH HIMA”, NË BASHKINË E BURRELIT
VENDIM
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA RIKONSTRUKSIONI I SEGMENTIT RRUGOR Që BASHKON RRUGëN “SALI LLANI” ME RRUGëN “DERVISH HIMA”, Në BASHKINë E BURRELIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni i segmenit rrugor që bashkon rrugën “Sali Llani” me rrugën “Dervish Hima”, në bashkinë e Burrelit.
2. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Burrelit.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, sipas masës përkatëse, paraqitur në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi dhe që është pjesë përbërëse e tij për sipërfaqet 38 (tridhjetë e tetë) m², truall, dhe 38 (tridhjetë e tetë) m², objekt, pronë private, në masën 2 173 923 (dy milionë e njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e njëzet e tre) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Burrelit, planifikuar në buxhetin e saj.
5. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
6. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Burrelit.
7. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Burrelit për realizimin e këtij projekti.
8. Regjistrimi i ri i pasurive 38 (tridhjetë e tetë) m², truall, dhe 38 (tridhjetë e tetë) m², objekt, shpronësuar në favor të bashkisë së Burrelit, të bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
9. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Burrelit për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/07/2010