E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR. 722, DATË 19.11.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË URBANISTIKËS”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

NJë NDRYSHIM DHE SHTESë Në VENDIMIN NR. 722, DATë 19.11.1998, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E RREGULLORES Së URBANISTIKëS”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998, “Për urbanistikën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.722, datë 19.11.1998, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ky ndryshim dhe shtesë:

1. Pika 132 e kreut III ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ 132. a. Sipas përcaktimit dhe klasifikimit të bërë në nenin 2, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë”, në rrugët e kategorisë “A”, autostrada, të kategorisë “B”, rrugë interurbane kryesore, dhe të kategorisë “C”, rrugë interurbane dytësore, nuk lejohen hyrje – daljet, përveç atyre të përcaktuara në projektin e rrugës.

b. Ndalohet çdo lloj ndërtimi, me përjashtim të pikave të karburantit, në një distancë jo më të vogël se:

i) 30 metra, nga kufiri rrugor i rrugëve të kategorisë “A”;

ii) 25 metra, nga kufiri rrugor i rrugëve të kategorive “B” dhe “C”;

Pikat e karburantit vendosen në një distancë jo më të vogël se 10 m, nga kufiri rrugor i rrugëve të kategorive “A”, “B” dhe “C”.

Në këtë kuptim, “kufi rrugor” konsiderohet fundi i pronësisë rrugore, referuar titujve të pronësisë dhe/ ose brezave të shpronësimit sipas projektit të miratuar.

Në mungesë të tyre, kufiri formohet nga vija e jashtme e hendekut të sigurimit të kanalit, kur ai ekziston, ose përkatësisht nga vija e sipërme/ e poshtme e skarpatës, nëse rruga shtrihet në terren të pjerrët.”.

2. Në fund të pikës 135, të kreut III, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Për të gjitha ndërtimet përgjatë rrugëve urbane që ndërlidhin autostradat apo rrugët interurbane kryesore e dytësore (unazat e jashtme dhe/ose rrugët hyrëse në qendrat urbane), përpara miratimit të lejes së sheshit të ndërtimit, subjekti duhet të pajiset me formularin 1/1, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për urbanistikën”, të ndryshuar, së bashku me projektin teknik për hyrje - daljen e autorizuar, i cili miratohet nga enti përgjegjës për administrimin dhe mirëmbajtjen e autostradave dhe rrugëve interurbane kryesore e atyre dytësore.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


14/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›