VENDIM PER MIRATIMIN E RREGULLORES PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, 19, 28, 52 e 54, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores për nënshkrimin elektronik, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/05/2009