VENDIM PER DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.338, DATË 19.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E MODELIT TË TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.338, DATË 19.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E MODELIT TË TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 53, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në tekstin e modelit të tregut të energjisë elektrike, miratuar me vendimin nr.338, datë 19.3.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Në fund të pikës 5.4 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Disbalancat (devijimet), nga programi javor, deri në masën +/-5%, do të vlerësohen disbalanca (devijime), për të cilat pjesëmarrësit e tregut nuk do të paguajnë sanksione, por kanë detyrimin që, për javën/javët pasardhëse, të planifikojnë rregullimin e këtyre disbalancave (devijimeve).”.
2. Në fund të nënndarjes “Të arkëtueshme/të pagueshme”, të pikës 6.1, vendoset shifra « +/-5%”.
3. Në fund të nënndarjes “Të arkëtueshme/të pagueshme”, të pikës 6.2, vendoset shifra « +/-5% ».
4. Në fund të nënndarjes “Të arkëtueshme/të pagueshme”, të pikës 6.4, vendoset shifra « +/-5% ».
5. Në fund të paragrafit të parë të nënndarjes “Të arkëtueshme/të pagueshme”, të pikës 6.5, vendoset shifra « +/-5%”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/05/2009