VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I PIKËS SË HEDHJES SË MBETURINAVE, NË QYTETIN E BAJRAM CURRIT
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I PIKËS SË HEDHJES SË MBETURINAVE, NË QYTETIN E BAJRAM CURRIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i pikës së hedhjes së mbeturinave, në qytetin e Bajram Currit.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Bajram Currit.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) m², tokë bujqësore, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 4 530 000 (katër milionë e pesëqind e tridhjetë mijë) lekë.
4. Ky fond, prej 4 530 000 (katër milionë e pesëqind e tridhjetë mijë) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 191 600 (njëqind e nëntëdhjetë e një mijë e gjashtëqind) lekë, të përballohen nga bashkia e Bajram Currit.
6. Shpronësimi të fillojë më 30.5.2009 dhe të përfundojë më 30.8.2009.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Proces gjyqësor”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procesi gjyqësor dhe pasi të paraqesin dokumentacionin e plotë të pronësisë dhe vendimin e formës së prerë të gjykatës, pranë bashkisë së Bajram Currit.
8. Bashkia e Bajram Currit t¸ kryejë verifikimet për përputhshmërinë e sipërfaqeve, që shpronësohen, me numrat e pasurive në pronësi të pronarëve.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe bashkia e Bajram Currit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/05/2009