E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRFUNDIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË DISA VILAVE QEVERITARE

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRFUNDIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË DISA VILAVE QEVERITARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi 129 036 784 (njëqind e njëzet e nëntë milionë e tridhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e katër) lekë, për përfundimin e disa investimeve të nisura, për rikonstruksionin e disa vilave qeveritare, përkatësisht në Dhërmi, Durrës, vila nr.1, Vlorë dhe Velipojë.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi i kontigjencës i buxhetit të vitit 2009.

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


13/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›