VENDIM PER MIRATIMIN E TARIFAVE PËR SHËRBIMET, QË OFROHEN NGA AUTORITETI KOMBËTAR PËR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E TARIFAVE PËR SHËRBIMET, QË OFROHEN NGA AUTORITETI KOMBËTAR PËR CERTIFIKIMIN ELEKTRONIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 55, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e tarifave për shërbimet, që ofrohen nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/05/2009