E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I NJË KANALI PËR VENDOSJEN E NJË TOMBINOJE, PËRGJATË SUPERSTRADËS LEZHË-SHKODËR, SEKSIONI PIRAJ-VAU I DEJËS

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I NJË KANALI PËR VENDOSJEN E NJË TOMBINOJE, PËRGJATË SUPERSTRADËS LEZHË-SHKODËR, SEKSIONI PIRAJ-VAU I DEJËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të nenit 8, të  ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i një kanali për vendosjen e një tombinoje, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër, seksioni Piraj-Kthesa Vau i Dejës.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, me nr.pasurie 133/13, në zonën kadastrale 2 544, të shpronësohet, për sipërfaqen 414 (katërqind e katërmbëdhjetë) m2, tokë arë, e vlerësuar me 376 (treqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë/m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 155 664 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë. 

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 133 500 (njëqind e tridhjetë e tre mijë e pesëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 155 664 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë, të përballohet nga buxheti shtesë i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

6. Shpronësimi të fillojë më 15 shtator dhe të përfundojë më  1 nëntor 2008.

7. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›