E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER SHPALLJEN E JAVËS SË UJIT NË SHQIPËRI

V E N D I M


PËR

SHPALLJEN E JAVËS SË UJIT NË SHQIPËRI


Në mbështetje të neneve 95, pika 2, e 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen "Java e ujit në Shqipëri", të javës së parë, të muajit nëntor, të çdo viti.

2. Të gjitha institucionet shtetërore të fushës, në nivel qendror dhe vendor, si dhe shoqata e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri, veçmas ose në bashkëpunim, të programojnë, organizojnë dhe realizojnë, në këtë kuadër, brenda juridiksionit dhe mundësive të tyre financiare, infrastrukturën festive dhe veprimtari të ndryshme.

3. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore, të përmendura në pikën 2,  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim  hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›