E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I OBJEKTIT “LIDHJA E QYTETIT BERAT- PERMET"

V E N D I M


PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I OBJEKTIT “LIDHJA E QYTETIT BERAT-PËRMET”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të nenit 8, të  ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i objektit “Lidhja e qytetit Berat-Përmet”.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronari i pasurisë së paluajtshme të shpronësohet, për sipërfaqen     150 (njëqind e pesëdhjetë) m2, tokë truall, e vlerësuar me 1 831 (një mijë e tetëqind e tridhjetë e një) lekë/m2, për sipërfaqen 200 (dyqind) m2, tokë arë, e vlerësuar me 851 (tetëqind e pesëdhjetë e një) lekë/m2, për objekt, me vlerë 2 193 973 (dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, dhe dru frutorë, vlerësuar me 77 500 (shtatëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind) lekë, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 2 716 323 (dy milionë e shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet e tre) lekë. 

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 550 000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 2 716 323 (dy milionë e shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet e tre) lekë, të përballohet nga buxheti shtesë i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

6. Shpronësimi të fillojë më 15 shtator dhe të përfundojë më 1 nëntor 2008.

7. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›