E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E RRUGËVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR

V E N D I M

PËR

SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E RRUGËVE, SI AUTORITET KONTRAKTOR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643,     datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përfundojë procedurat e prokurimit, me mjete elektronike, deri më 31.12.2008, për fondet buxhetore për investime, përfshirë edhe lidhjen e kontratave sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


05/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›