VENDIM PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.220, DATË 6.3.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE MËSIMORË, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR PERIUDHËN JANAR-QERSHOR 2009, PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS”
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.220, DATË 6.3.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE MËSIMORË, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR PERIUDHËN JANAR-QERSHOR 2009, PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pikat 1 e 2, të vendimit nr.220, datë 6.3.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Numri i punonjësve mësimorë dhe të tjerë me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën janar-qershor 2009, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të jetë 3 061 veta.
2. Të dhënat për numrin, afatin kohor të kontraktimit të punonjësve, të përcaktuar në pikën 1, të projektvendimit, të jenë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/05/2009