E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ZGJEDHJET PËR NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË DO TË ZHVILLOHEN MË 28.6

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ZGJEDHJET PËR NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË DO TË ZHVILLOHEN MË 28.6.2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.10019,datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin, në parim, të memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet për në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që do të zhvillohen më 28.6.2009.

2.     Ngarkohet ministri i Brendshëm për nënshkrimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij memorandumi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›