E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.526, DATË 22.8.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FUNKSIONIMIN E KOORDINATORIT KOMBËTAR PËR ÇËSHTJET ME ORGANIZATËN E ATLANTIKUT TË VERIUT (NATO)”

V E N D I M

 

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.526, DATË 22.8.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FUNKSIONIMIN E KOORDINATORIT KOMBËTAR PËR ÇËSHTJET ME ORGANIZATËN E ATLANTIKUT TË VERIUT (NATO)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,  me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Fjalia e fundit, e pikës 6, të vendimit nr.526, datë 22.8.2007, të Këshillit të Ministrave, riformulohet, si më poshtë vijon:

“…Njësia do të funksionojë edhe 6 muaj pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO.”.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Kryeministrisë, miratuar për vitin 2009, dhe të fillojnë nga  data 4.4.2009.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

          SALI  BERISHA


13/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›