E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONÇESIONEVE”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

DISA SHTESA Në VENDIMIN NR.27, DATë 19.1.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E RREGULLAVE Të VLERëSIMIT DHE Të DHëNIES Së KONçESIONEVE”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Në vendimin nr.27, datë 19.1.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Pas paragrafit të tretë, të shkronjës “a”, të pikës 2, të kreut V, “Udhëzime për mënyrën e zbatimit të procedurave konkurruese”, shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:

“- Autoriteti Kontraktor, në bazë të një vlerësimi, mund të japë një afat deri në 12 muaj, për kontratat e ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion me kapacitet deri 5 MW, deri në 18 muaj, për kontratat e ndërtimit të hidrocentraleve me koncension me kapacitet nga 5 deri 20 MW dhe deri në 24 muaj, për kontratat e ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion mbi 20 MW, për marrje lejeje dhe përgatitje projekti.

- Të gjitha shoqëritë koncesionare, të cilat, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, nuk e kanë parashikuar afatin e nevojshëm të marrjes së këtyre lejeve në kontratat koncesionare përkatëse, kanë të drejtë ta shtyjnë afatin sipas përcaktimeve të paragrafit të mësipërm, nga data e hyrjes në fuqi të kontratës.

- Shtyrja e afatit të pasqyrohet, për çdo rast, në kontratat shtesë të palëve në koncesion. Ministri përgjegjës i miraton këto kontrata, të cilat hyjnë në fuqi me firmosjen e saj nga palët.”.

2.Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nxjerr udhëzimin për të përcaktuar afatet konkrete, brenda afateve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, për çdo hidrocentral.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‟Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›