E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E RREGULLORES TIP TË ADMINISTRIMIT TË BASHKËPRONËSISË NË NDËRTESAT E BANIMIT

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E RREGULLORES TIP Të ADMINISTRIMIT Të BASHKëPRONëSISë Në NDëRTESAT E BANIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 214, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 2, pika 12, e 46, pika 1, të ligjit nr.10 112, datë 9.4.2009, “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

VENDO S I :

1. Miratimin e rregullores tip të administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen asambletë e bashkëpronarëve në ndërtesat e banimit, organet e qeverisjes vendore, Inspektorati Shëndetësor, Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH), në nivel vendor, dhe administratorët/shoqëritë e administrimit të bashkëpronësive në ndërtesat e banimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›