E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NDËRPRERJEN E MARRËDHËNIEVE TË PUNËS, NGA ORGANET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE,PAS PLOTËSIMIT TË KUSHTEVE PËR PENSION PLEQËRIE

V E N D I M

PëR

NDëRPRERJEN E MARRëDHëNIEVE Të PUNëS, NGA ORGANET E ADMINISTRATëS SHTETëRORE,

PAS PLOTëSIMIT Të KUSHTEVE PëR PENSION PLEQëRIE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 31, pika 1, dhe 33, të ligjit nr.7703 datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 21, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, si dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës”, i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ky vendim rregullon procedurat që do të ndiqen nga organet e administratës shtetërore, të financuara tërësisht apo pjesërisht nga buxheti i shtetit, në rastet e plotësimit, nga ana e nëpunësit/punonjësit të siguruar, të kushteve për pension pleqërie, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

2. Institucione të administratës shtetërore, në kuptim të këtij vendimi, janë institucionet qendrore, institucionet e varësisë si dhe ndërmarrjet e shoqëritë tregtare shtetërore.

3. Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi të gjitha subjektet dhe individët që, pavarësisht objektit të veprimtarisë, ushtrojnë veprimtari private.

4. Organet e parashikuara në pikën 1, të këtij vendimi, me plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas dispozitave të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndërpresin menjëherë marrëdhëniet e punës për këtë kategori nëpunësish/punonjësish.

5. Nëpunësit/punonjësit, marrëdhënia e punës e të cilëve ndërpritet në zbatim të këtij vendimi, gëzojnë të gjitha të drejtat për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore.

7. Ngarkohen organet e parashikuara në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


16/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›