VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË KOLEGJIT PROFESIONAL PRIVAT “NEW GENERATION” (BREZI I RI), TIRANË
V E N D I M
Për
HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMIT, PRANë KOLEGJIT PROFESIONAL PRIVAT “NEW GENERATION” (BREZI I RI), TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 26, 43, 44 e 45, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në kolegjin profesional privat “New Generation” (Brezi i Ri), Tiranë, të programeve të studimit jouniversitare, në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a. “Parukeri të avancuar”;
b. “Estetikë të avancuar”.
2. Këto programe studimi jouniversitare, realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të programeve të studimit lëshohet diplomë, në:
a. “Parukeri të avancuar” ;
b. “Estetikë të avancuar”.
3. Kolegji profesional privat “New Generation” (Brezi i Ri), Tiranë, të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, vetëm pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
4. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
5. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
09/06/2010