E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 730, DATË. 6.11.2003,TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PUNËS DHE PËR CAKTIMIN E PËRFAQËSUESVE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NË KËTË KËSHILL”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë Në VENDIMIN NR. 730, DATë. 6.11.2003,Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR FUNKSIONIMIN E KëSHILLIT KOMBëTAR Të PUNëS DHE PëR CAKTIMIN E PëRFAQëSUESVE Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE Në KëTë KëSHILL”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 6, 9 e 10, të nenit 200, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta , Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 17, të vendimit nr.730, datë 6.11.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas shkronjës “d”, shtohet shkronja“dh”, me këtë përmbajtje:

“dh) zhvillimin e seminareve dhe të workshop-eve kualifikuese tripalëshe.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


09/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›