E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPALLJEN E ZONËS ARKEOLOGJIKE “A” DHE “B”, TË QYTETIT TE SHKODRËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT

V E N D I M

PëR

SHPALLJEN E ZONëS ARKEOLOGJIKE “A” DHE “B”, Të QYTETIT TE SHKODRëS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES Së ADMINISTRIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 31, pika 1, e 53, pikat 1 e 2, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shpalljen e Zonës Arkeologjike “A” dhe “B”, të qytetit të Shkodrës, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. Miratimin e rregullores së administrimit të Zonës Arkeologjike “A” dhe “B”, të qytetit të Shkodrës, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Në pikën 1, të vendimit nr.6, datë 7.1.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e zonave arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë”, zonifikimi për qytetin e Shkodrës shfuqizohet. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


09/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›