Presidenti Topi merr mbështetjen e Presidentit rumun, Basesku për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

8 qershor 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave, Presidentin e Republikës së Rumanisë, Traian Basesku dhe delegacionin që e shoqëron, në kuadër të vizitës zyrtare njëditore në vendin tonë, me ftesë të Kryetarit të Shtetit Shqiptar.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të Rumanisë dhe Shqipërisë, kalimit në revistë të truprojes së nderit dhe prezantimit të delegacioneve zyrtare, dy Presidentët patën një takim kokë më kokë. Më pas, Presidenti Topi dhe Presidenti rumun, Basesku zhvilluan një takim në krye të delegacioneve respektive. Në përfundim të këtij takimi, në praninë e Presidentit Topi dhe të Presidentit rumun, Basesku, u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Komunikacionit dhe Informacionit të Teknologjisë”, si dhe “Protokolli i Bashkëpunimit midis Autoriteteve Portuale” respektive. Për palën shqiptare nënshkruan zoti Genc Pollo, Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit si dhe Drejtori i Autoritetit Portual, zoti Eduard Ndreu dhe për palën rumune nënshkruan zoti Anton Nikulesku, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Jashtme rumune dhe zoti Joan Balan, Administrator i Përgjithshëm i Administratës Portuale të Kontancës.
Në vijim, dy Presidentët dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti Topi:
I nderuari zoti Meta,
I nderuari Zoti Pollo,
Të nderuar zonja e zotërinj,
Më lejoni, i nderuar, t’ju shpreh të gjithë konsideratën për vizitën tuaj në Shqipëri, zoti President, t’ju falënderoj që pranuat ftesën për të vizituar Shqipërinë, në këtë moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, ku gjithçka është e orientuar në rrugën e integrimit për në Bashkimin Evropian!
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rumanisë artikulohen si marrëdhënie tradicionale, që dita-ditës po marrin ritme dhe fizionomi të reja. Dëshiroj t’ju falënderoj sërisht edhe publikisht për të gjithë ndihmën që Rumania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit euroatlantik! Më lejoni t’ju risjell në vëmendje takimin e Bukureshtit në prill të vitit 2008, ku mori rrugë ëndrra e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO; ku përveç miqve dhe aleatëve të tjerë të Shqipërisë në NATO, ishte dhe kontributi i Rumanisë dhe i juaji personalisht!
Dëshiroj të vlerësoj kontributin e vazhdueshëm dhe aspirues, pikërisht për procesin e liberalizimit të vizave, në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të lëvizin të lirë në hapësirat evropiane.
Ne kemi diskutuar së bashku çështje të rëndësishme. Kemi diskutuar për marrëdhëniet bilaterale që njohin arritje të reja, qoftë me rritjen e dialogut politik, gjë që dëshmohet edhe me vizitën tuaj në Shqipëri, por edhe me nënshkrimin e mundësive të komunikimit nëpërmjet marrëveshjeve, dy prej të cilave ne i përjetuam këtu së bashku sot.
E konsideruam shumë të rëndësishme së bashku rritjen e nivelit të shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve, përfshirjen e Rumanisë dhe Shqipërisë në projekte të investimit, kryesisht në energjetikë, duke filluar nga Deti i Zi e deri në Detin Adriatik, mundësinë e shfrytëzimit të turizmit reciprok dhe të mjaft veprimtarive të biznesit. Sikurse e thatë në takim, del ideja që në muajt në vijim, ndoshta në vjeshtë të ketë edhe një takim të bizneseve të të dy vendeve, nën kujdesin e strukturave qeveritare të të dy vendeve tona.
U diskutua për çështje të rajonit, ku kam rikonfirmuar qëndrimin konstant të Shqipërisë, për të luajtur vazhdimisht një rol moderator dhe konstruktiv në rajon. Rajoni ynë ka ndryshime esenciale krahasimisht me të kaluarën, ku në të gjithë lidershipin politik në rajonin tonë, mbizotëron dëshira për stabilizim në marrëdhënie, e cila patjetër do të sillte kushtet për të investuar në rajonin tonë, i cili ende konsiderohet i pa eksploruar nga pikëpamja e shfrytëzimit të burimeve natyrore.
Ne jemi realistë dhe njohim ndjeshmëritë e ndryshme përsa u përket situatave të reja gjeo-politike në rajon, por pavarësisht nga kjo, askush nuk na pengon që të bashkëpunojmë në funksion të interesave të vendeve tona e të rajonit tonë. Ne dëshirojmë që të rritet brezi i sigurisë në rajonin e Ballkanit, çka do të thotë që mbështesim anëtarësimin e të gjitha vendeve në NATO. Ne dëshirojmë që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, i cili, pavarësisht se është një proces më i gjatë dhe më i ndërlikuar, besoj se është një detyrim i popujve tanë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. E thënë ndryshe, është një aspiratë e popujve tanë dhe një detyrim i të gjitha shteteve, i lidershipit politik për të qenë së bashku, për të bashkëpunuar, që e nesërmja e Ballkanit të jetë në Evropën zyrtare.
Këtu u diskutua për çështjen e Kosovës. Natyrisht, ne jemi të gëzuar që situata e re gjeo-politike në rajon, i ka sjellë stabilitet rajonit. Ne vlerësojmë qëndrimin e lidershipit të Kosovës, i cili kanë ndërtuar një shtet multietnik, duke e vënë dhe duke e konsideruar me një premisë të qartë për të rritur stabilitetin në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
Dëshirojmë që të vijë stabiliteti i plotë edhe në Bosnje-Hercegovinë. Dhe natyrisht ky është një shqetësim i të gjitha vendeve të rajonit, dhe përsa u përket marrëdhënieve me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, besoj që janë marrëdhënie mjaft të mira.
Gradualisht ne kërkojmë të çkompensojmë marrëdhëniet politike dhe ekonomike edhe me Serbinë. Ne e kemi të qartë që pozicioni i Serbisë dhe i Shqipërisë ndaj Kosovës është diametralisht i kundërt. Nuk kemi iluzion për asnjë lloj qëndrimi tjetër në këtë drejtim, por përtej këtij problem ka mjaft elementë të tjerë ku ne mund të bashkëpunojmë mbi bazën e respektit reciprok, mbi bazën e asaj që ne ëndërrojmë për një Ballkan të qetë, të stabilizuar dhe me prosperitet ekonomik.
Ju, zoti President, shtruat çështjen e arumunëve. Unë, sikurse e thashë atje, po e deklaroj dhe këtu para medias që, në Shqipëri, jo vetëm mbi bazën e konstruksionit dhe të kuadrit ligjor shqiptar, por edhe mbi bazën e një realiteti konkret, respekti për çdo qytetar që banon në Republikën e Shqipërisë rezulton i barabartë për të gjithë. Ndërsa në rastin konkret, ky konsiderohet si një komunitet etno-gjuhësor, i cili është konfirmuar në dy raporte, në Raportin e parë dhe në Raportin e fundit të vitit 2007 në Këshillin e Evropës, që konfirmon në mënyrë zyrtare minoritetet zyrtare në Shqipëri dhe duke qenë konseguent i linjave që përshkojnë Këshillin e Evropës në dokumentet themeltarë të tij, ne vazhdojmë t’i qëndrojmë këtij pozicioni, por nga ana tjetër, ju siguroj që respekti për cilindo do të jetë në nivelin më të lartë, qoftë nga pikëpamja legjislative, qoftë nga pikëpamja reale, konkrete!
Zoti President, më lejoni edhe njëherë t’ju falënderoj për këtë vizitë. Jam i bindur që, ndonëse një vizitë e realizuar brenda një dite, do të kemi mundësi të kontaktoni me personalitete të tjera të shtetit dhe të qeverisë të Shqipërisë, ku do të gjeni të njëjtën predispozitë për të bashkëpunuar midis nesh, për të bërë konkrete të gjitha ato gjëra që ne i kemi biseduar së bashku.
Edhe njëherë, faleminderit, zoti President!”
Presidenti rumun, Basesku: “Edhe unë ju falënderoj zoti President! Gëzohem që ndodhem në Tiranë. Është vizita ime e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Kemi pasur një dialog thelbësor me Presidentin Topi, i cili ka konfirmuar marrëdhëniet e mira politike dhe diplomatike që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Në kuadër të diskutimeve, kemi trajtuar me përparësi agjendën dypalëshe dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. Kemi nënvizuar rëndësinë e identifikimit të zgjidhjeve për konsolidimin dhe bashkëpunimin ekonomik, kështu që efektet e krizës ndërkombëtare të mos prekin marrëdhëniet dypalëshe në këtë fushë.
Dokumentat, të cilat i kemi nënshkruar sot në fushën e komunikacionit dhe të shoqërive të informacionit, si dhe në fushën detare, tregojnë një hap të rëndësishëm të procesit të konsolidimit të marrëdhënieve dypalëshe. Dhe kemi vendosur që të mbahet një forum biznesi në vjeshtë.
Kemi ritrajtuar dhe njëherë një përkrahje të qartë të Rumanisë për perspektivat evropiane të Republikës së Shqipërisë. Shpresojmë që deri në fund të këtij viti, Shqipëria do të bëjë hapa të rëndësishme drejt rrugës dhe kritereve të aderimit, që gjithashtu të marrë kandidaturën e favorshme. Përsa i përket liberalizimit të vizave, kemi inkurajuar autoritetet shqiptare që të intensifikojnë përpjekjet për qartësimin e aspekteve teknike, të cilat do të lejojnë adoptimin e një vendimi pozitiv në vjeshtën e këtij viti. Konsideroj që liberalizimi i vizave në Shqipëri do të konsolidojë besimin e shtetasve shqiptarë në karakterin e padiskutueshëm të perspektivave evropiane.
Nga diskutimet që kam pasur me Presidentin, kemi kërkuar dhënien e statutit si minoritet kombëtar të komunitetit arumun në Shqipëri. I kam shpjeguar Presidentit Topi rëndësinë e dhënies së këtij statuti për arumunët për të drejtat e personave, të cilët u përkasin minoriteteve kombëtare, si dhe trajtimi i mirë që i bëhet nga Rumania në përputhje me Kushtetutën e Rumanisë minoritetit shqiptar. Rumania konsideron se arumunët janë shtetas besnikë të shtetit shqiptar, të cilët këtë gjë e kanë dëshmuar përgjatë historisë.
Gjithashtu kam diskutuar edhe për rikthimin e shtëpisë së Jorgës në Sarandë dhe kam diskutuar vendimin gjyqësor të dhënë nga Gjykata për këtë çështje.
Kemi diskutuar edhe për problemet e rajonit tonë, për Ballkanin. Gjithashtu kemi diskutuar edhe për çështjen e Kosovës. Ju falënderoj!”
Radio Televizioni i Kosovës: Unë kam një pyetje për të dy Presidentët. Desha të marr nga të dy Presidentët një vlerësim për perspektivën e zhvillimit të marrëdhënieve në rajon. Fillimisht dua të pyes Presidentin rumun nëse Bukureshti do e njihte pavarësinë e Kosovës, a mendoni se shteti rumun do e ndihmonte dhe Serbinë që të jetë brenda dinamikës euroatlanike? Dhe një pyetje për Presidentin Topi. Si e shikon Presidenti i Shqipërisë dinamikën e njohjeve të tjera të Kosovës në prag dhe tani kur pritet të bëhet publik mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë? Falemnderit!
Presidenti rumun, Basesku: Për sa i përket pozicionit tonë, pozicioni ynë nuk është fleksibël dhe kjo gjë nuk vjen nga mosrespekti për kosovarët, por është respekti që kemi për të drejtën ndërkombëtare të njerëzve. Në qoftë se doni të shikoni efektin Kosovë, do ju lutem të shikoni efektin në Gjeorgji. Dhe këtë gjë ne e kemi parashtruar dhe në arsyetimin për mosnjohjen e Kosovës. Do të vazhdojmë të respektojmë të drejtat e Këshillit Ndërkombëtar për të respektuar të gjitha të drejtat dhe për ne kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne ndihmojmë nuk diskutohet Serbinë për të hyrë, për aderimin në Bashkimin Evropian dhe për respektimin e të drejtave kombëtare. Ju falënderoj!
Presidenti Topi: Së pari do të thoja që nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës janë pak më shumë se dy vjet. Imagjinoni që brenda dy viteve kanë ndodhur ndryshime të jashtëzakonshme qoftë në realitetin gjeopolitik në rajon, qoftë në realitetin e brendshëm në Kosovë, qoftë në ndjeshmërinë ndërkombëtare. Unë e kuptoj që ndjeshmëritë janë të ndryshme. Në rast se do të bëja një vlerësim timin personal, do të bëja një vlerësim shumë pozitiv për dinamikën e njohjeve brenda një periudhe dyvjeçare, proces, i cili përtej njohjeve shumë cilësore nga shtetet më të fuqishme të botës, pati një lloj skepticizmi rajonal. Fakti që sot Kosova njihet nga pjesa më e madhe e vendeve të rajonit, njihet nga të gjitha vendet kufitare, me përjashtim të Serbisë, njihet në një proces të vazhdueshme nga shumë vende të cilat janë në distancë nga Kosova, është një proces domethënës në dinamikën e tij.
Në të gjitha kontaktet që unë kam me përfaqësues politikë dhe diplomatikë dhe ju siguroj që janë të shpeshta, ka një ndjeshmëri në rritje për sa i përket njohjes së realitetit të ri në Kosovë. Është shumë e rëndësishme të vlerësohet që ky është një projekt, ose një proces statik, por është në dinamikë të vazhdueshme dhe jam i bindur që dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, ky proces do të vazhdojë më shpejt se sa ka vazhduar këto dy vite. Pra, në këtë proces unë jam jashtëzakonisht optimist dhe këtë proces e ndihmon shumë sjellja e lidershipit politik në Kosovë, ku, unë ia thashë Presidentit Basesku, mjaft qeveritarë, apo drejtues të institucioneve të Kosovës kanë tejkaluar traumat e tyre personale e familjare të pësuara gjatë gjenocidit të regjimit të Milosheviçit në Kosovë dhe sot po ndërtojnë një shtet multietnik në Kosovë, në respekt të të gjitha pakicave. Dhe ajo që i jep shpresën finale është që edhe Kosova është në projektet e integrimit euroatlantik.
Radio Publike Rumune: Si e mendoni liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian?
Presidenti Topi: Unë mendoj që është një proces natyral. Për Shqipërinë nuk e kam vënë ndonjëherë në dyshim, madje kam shkuar përtej asaj që unë parashikoj për Shqipërinë. Këtë e kam thënë kohë më parë, muaj më parë. Kur flasim për lëvizjen e lirë të qytetarëve kjo duhet marrë në një kontekst rajonal. Do të konsideroja në gjë paradoksale që ne kemi një regjim të lirë lëvizjeje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe Shqipëri-Kosovë, por dhe me shtete të tjera dhe të ketë një trajtim të diferencuar të popujve të vendeve të Ballkanit. Sot konsiderohet një e drejtë themelore që ka të bëjë me liritë bazë të njeriut. Çdo trajtim euroskeptik lidhet me mentalitete që tashmë konsiderohen të tejkaluara. Ballkani është jo vetëm pjesë e gjeografisë fizike të Evropës, por është pjesë e një historie të lashtë, të hershme dhe e një historie, e cila meriton vëmendje nga të gjithë. Askush më shumë se sa shqiptarët nuk e meritojnë të lëvizin të lirë, sepse kanë qenë pjesë e një izolimi të gjatë e të pashembullt. Sot situata është krejt ndryshe. Është minimumi që mund të kërkohet dhe besoj që është vlerësuar si i tillë që e drejta për të lëvizur të lirë do të jepet për shqiptarët.
Sot kemi një realitet konkret në Shqipëri, në Evropë. Kemi qindra mijëra shqiptarë që prej vitesh jetojnë dhe punojnë me dinjitet në Greqi. Kemi mbi pesëqind mijë shqiptarë që prej vitesh jetojnë dhe punojnë me dinjitet dhe seriozitet në Itali. Ka shumë shqiptarë që punojnë në Gjermani, në Francë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada. Ajo që do të bëhet në mënyrë formale, shpresoj këtë vit, është bërë në mënyrë konkrete, është paralajmëruar nga qindra mijëra shqiptarë që e kanë përfituar të drejtën për të lëvizur dhe për të prezantuar me dinjitet veten e tyre, familjet e tyre dhe Shqipërinë kudo.
Ka edhe një element që është sinjifikativ. Shqipëria është vend i NATO-s. Përtej këtij statusi, çdo skepticizëm për lëvizjen e lirë do të ishte i tepruar.
ALSAT: Zoti President, në mënyrë të përsëritur Kuvendi i Shqipërisë po ndryshon rregulloren e tij për mënyrën e shqyrtimit dhe të votimit të dekreteve tuaja. A është cenim i kompetencave tuaja votimi i hapur dhe a do i keni parasysh argumentet e paraqitura nga mazhoranca për rrëzimin e kandidaturës së zotit Kosta në emërimet e reja për në gjykata?
Presidenti Topi: Ju falënderoj për pyetjen! Unë kam një eksperiencë relativisht të gjatë parlamentare. Në rast se e keni vënë re me vëmendje, jam përkrahës i ndarjes në mënyrë të qartë të kompetencave dhe të drejtave të pushteteve të ndryshme në Shqipëri. Po t’i referohemi Kushtetutës, Presidenti, në rastin e dekreteve, ka të drejtën t’i paraqesë në mënyrë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë kandidaturat, në rastin konkret për në Gjykatën e Lartë dhe për në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është një e drejtë ekskluzive e Institucionit të Presidentit dhe jo e imja si person, sepse institucioni do të vazhdojë edhe kur të mos jem më unë President, kompetencë të cilën unë e kam bërë publike nëpërmjet në procesi shumë transparent. Gjithmonë në demokraci çdo institucion ka nevojë të përsoset, kështu që nuk duhet të frikësohemi nëse ka tentativa për ta bërë një proces më korrekt. Në këtë rast nuk fola për asnjë institucion tjetër, fola për institucionin që unë mbuloj. U takon institucioneve të tjera, në rastin konkret, Institucionit të Kuvendit të marrë të gjitha vendimet që janë në kompetencë të tij. Nuk do ia lejoja vetes të bëja koment për një përgjegjësi, për një kompetencë që nuk është e imja. Do të respektoj çdolloj vendimi që vjen në Kuvendi i Shqipërisë. Ky është një proces që vazhdon, që përsoset, por ju siguroj dhe për këtë ju siguroj në cilësinë që kam si Kryetar Shteti, i tërë procesi i përzgjedhjes dhe i dërgimit të kandidaturave është bërë jo thjesht për ekzibicion, por është bërë me një grup profesional jashtë vullneteve për të bërë supervizion për çdo kandidaturë, së pari mbi bazën e kërkesave të ligjit dhe së dyti mbi bazën e CV-ve personale të gjithë këtyre personave. Tani këto kandidatura kanë shkuar atje, i takon Kuvendit të shprehet.
Nuk mund të bëj asnjë lloj promocioni për askënd, por patjetër që do të pres vendimin që do të marrë Kuvendi. Duhet të mësohemi që në demokraci pushtetet funksionojnë në këtë mënyrë, çka presupozon dhe ju garantoj që nuk kam lejuar asnjë lloj ndërhyrjeje, interference, apo lobingu në procesin e vendimmarrjes time. Vetëm në këtë mënyrë institucionet në Shqipëri do të forcohen, pavarësisht nga trauma momentale që mund të kenë këto marrëdhënie. Unë ju siguroj që vetëm në këtë mënyrë ne garantojmë një proces serioz, objektiv dhe të pa politizuar. Ju faleminderit!