VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1070, DATË 21.10.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT DHE TË TARIFAVE TË SHKOLLIMIT NË PROGRAMET E STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYT˔, NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT
V E N D I M
PëRDISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.1070, DATë 21.10.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KUOTAVE Të PRANIMIT DHE Të TARIFAVE Të SHKOLLIMIT Në PROGRAMET E STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT Të DYTë”, Në INSTITUCIONET PUBLIKE Të ARSIMIT Të LARTë, PëR VITIN AKADEMIK 2009 – 2010, DHE PëR NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR. 829, DATë 29.7.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE “PëR HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT Të DYTë”, Në FAKULTETIN E MUZIKëS, Të AKADEMISë Së ARTEVE, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE DHE Të TARIFAVE PëR KëTO PROGRAME””, TëNDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34 dhe 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1070, datë 21.10.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndyshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1,
a) në paragrafin e parë, shifra “ … 1615 …” bëhet “…1625…”;
b) në shkronjën “a”, shifra “ … 1565 …” bëhet “…1575…”.
2. Në shkronjën “c”, “Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut”, të numrit rendor 2, në tabelën B, “Universiteti Politeknik i Tiranës”, pjesë e tabelës 1, që i bashkëlidhet vendimit, kuota 20 ndryshohet dhe bëhet 30.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
09/06/2010