E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE, TË CIKLIT TË PARË, “TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI”, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

V E N D I M

PëR

HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE, Të CIKLIT Të PARë, “TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI”, Në UNIVERSITETIN E TIRANëS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen, në Universitetin e Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të parë, “Teknologji informacioni dhe komunikimi (me drejtim teknologji informacioni) ”. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, DNP, në “Teknologji informacioni dhe komunikimi (me drejtim teknologji informacioni) ”.

2. Programi i studimeve të ciklit të parë realizohet me 180 kredite, ECTS, dhe kohëzgjatja normale e tij është 3 (tri) vite akademike.

3. Programi i studimeve “Teknologji informacioni dhe komunikimi (me drejtim teknologji informacioni)” fillon veprimtarinë e vet në vitin akademik 2010 – 2011.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


14/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›