VENDIM PER PËRCAKTIMIN E KUFIRIT MINIMAL TË REGJISTRIMIT PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR (TVSH)
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KUFIRIT MINIMAL TË REGJISTRIMIT PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR (TVSH)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 3, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) të jetë 5 000 00 (pesë milionë) lekë, për vit kalendarik.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
21/10/2009