E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E RREGULLAVE TË ZHVILLIMIT TË TENDERIT PUBLIK, PËR DHËNIEN E SË DREJTËS SË PËRDORIMIT TË FREKUENCAVE

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E RREGULLAVE TË ZHVILLIMIT TË TENDERIT PUBLIK, PËR DHËNIEN E SË DREJTËS SË PËRDORIMIT TË FREKUENCAVE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pikat 1 e 3, dhe 69, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Miratimin e rregullave të zhvillimit të tenderit publik, për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Autoriteti i Komunikimeve, Elektronike dhe Postare,  për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim  hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›