Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Japonisë, Z. Yūji Nakamura, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri
Kryeministri Berisha, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Japonisë, Z. Yūji Nakamura, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
Në takim, ambasadori Nakamura, shprehu vlerësimin për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve, realizimin me sukses të reformave ekonomike, stabilitetin në Shqipëri dhe kontributin për paqen e stabilitetin edhe në rajon. Ambasadori i shprehu Kryeministrit falënderimet e tij për mbështetjen dhe përkrahjen që qeveria shqiptare i kanë dhënë gjatë misionit të tij si ambasador.
Kryeministri Berisha i shprehu Ambasadorit Nakamura mirënjohjen për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.