E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER PËRCAKTIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, QË KANË KARAKTER REFERUES PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE NËN PRESION

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, QË KANË KARAKTER REFERUES PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE NËN PRESION


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, pika 19, e 27,  të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1.  Përcaktimin e standardeve të harmonizuara shqiptare, që kanë karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve nën presion, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.  Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve nën presion me kërkesat thelbësore, të përcaktuara në vendimin nr.73, datë 28.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve nën presion”.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e  këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


29/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›