E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER PËRCAKTIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, QË KANË KARAKTER REFERUES PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE ELEKTRIKE, TË PROJEKTUARA PËR PËRDORIM BRENDA DISA KUFIJVE TË TENSIONIT &nbsp

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, QË KANË KARAKTER REFERUES PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE ELEKTRIKE, TË PROJEKTUARA PËR PËRDORIM BRENDA DISA KUFIJVE TË TENSIONIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, pika 19, e 27,  të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1.  Përcaktimin e standardeve të harmonizuara shqiptare, që kanë karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve elektrike, të projektuara për përdorim brenda disa kufijve të tensionit, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.  Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve elektrike, të projektuara për përdorim brenda disa kufijve të tensionit me kërkesat thelbësore, të përcaktuara në vendimin nr.369, datë 27.3.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve elektrike, të projektuara për përdorim brenda disa kufijve të tensionit”.

3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e  këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


29/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›