VENDIM PER PËRCAKTIMIN E MADHËSISË SË PAKETËS SË AKSIONEVE TË KAPITALIT, TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”, QË U OFROHET INVESTITORËVE STRATEGJIKË
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E MADHËSISË SË PAKETËS SË AKSIONEVE TË KAPITALIT, TË SHOQËRISË ANONIME “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”, QË U OFROHET INVESTITORËVE STRATEGJIKË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998, « Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë », dhe të neneve 3, 7, 8 E 9, të ligjit nr.9889, datë 20.3.2008, « Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime « Operatori i Sistemit të Shpërndarjes » (OSSH) », me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Madhësia e paketës së aksioneve të kapitalit, të shoqërisë anonime « Operatori i Sistemit të Shpërndarjes », (OSSH), që u ofrohet investitorëve strategjikë, të jetë 76 për qind.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të realizojë tenderin për privatizimin e shoqërisë anonime « Operatori i Sistemit të Shpërndarjes », sipas kërkesave të përcaktuara në tekstin, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në « Fletoren zyrtare »..
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA