E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE, NDËRMJET MINISTRISË SË PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA DHE MINISTRIVE E INSTITUCIONEVE BUXHETORE, PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË NGA RRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

V E N D I M

PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE, NDËRMJET MINISTRISË SË PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA DHE MINISTRIVE E INSTITUCIONEVE BUXHETORE, PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË NGA RRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 29, të  ligjit nr.8379,    datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë  27.11.2007, ”Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.  Ministrive dhe institucioneve buxhetore, në buxhetet e miratuara për vitin 2008, t’u shtohet fondi 110 458 500 (njëqind e dhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e tetë mijë e pesëqind) lekë, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për kryerjen e pagesës së shtresave në nevojë, për mbrojtjen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
2.  Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, programi “Mbrojtja sociale” (Gr.25, Tit.10430, Kap.1, Art.606), t’i pakësohet fondi prej 110 458 500 (njëqind e dhjetë milionë e katërqind e pesëdhjetë e tetë mijë e pesëqind) lekësh.
3. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›