VWENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.828, DATË 30.12.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHITJEN E MJETEVE DHE TË TEKNIKËS LUFTARAKE TË USHTRISË, TË DALA JASHTË PËRDORIMIT, NË FORMËN E SKRAPEVE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.828, DATë 30.12.1998, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR SHITJEN E MJETEVE DHE Të TEKNIKëS LUFTARAKE Të USHTRISë, Të DALA JASHTë PëRDORIMIT, Në FORMëN E SKRAPEVE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në lidhjen “A”, të listës që i bashkëlidhet vendimit nr.828, datë 30.12.1998, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen numrat rendorë 2 dhe 4, me këtë përmbajtje:
“2. Nëndetëse 332 “Tufani”;
. . .
4. Nëndetëse 334, “Vetëtima”.”.
2. Nëndetësja 332 “Tufani” dhe nëndetësja 334 “Vetëtima” të shiten, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
03/03/2010