VENDIM PER SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “LIDHJA E RRUGËS KOMBINAT ME URËN E BERATIT”
V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “LIDHJA E RRUGëS KOMBINAT ME URëN E BERATIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë.22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836 datë 26.11.2007 “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Lidhja e rrugës Kombinat me Urën e Beratit”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen tokë truall 1935 (një mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë) m2, me vlerë 5 998 500 (pesë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e pesëqind) lekë, si dhe për objekte me vlerë 17 121 076 (shtatëmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzet e një mijë e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 23 119 576 (njëzet e tre milionë e njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.
4. Shpenzimet procedurale në shumën 480 000 (katërqind e tetëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 23 119 576 (njëzet e tre milionë e njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Për pasuritë për të cilat në kolonë është bërë shënimi “Proces legalizimi”, pronarët do të kompesohen për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procesi i legalizimit dhe të jetë bërë regjistrimi në ZRPP, i cili do të vërtetohet zyrtarisht nga ZRPP-ja respektive, bazuar në dokumentacionin e pronësisë.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, do të kryejë likuidimin e pronarëve të pasurive për të cilat janë bërë shënimet përkatëse “Proces legalizimi”, pasi të ketë përfunduar procesi i legalizimit dhe të jetë bërë regjistrimi në ZRPP.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/03/2010