E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DHËNIE FONDI SHTESË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME NË KOMUNËN BALLAGAT, TË QARKUT TË FIERIT, MË 2 GUSHT 2009

V E N D I M

PËR

DHËNIE FONDI SHTESË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME NË KOMUNËN BALLAGAT, TË QARKUT TË FIERIT, MË 2 GUSHT 2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme, për kryetarin e komunës Ballagat, të qarkut të Fierit, më 2 gusht 2009, t’i jepet një fond shtesë, prej 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekësh, i ndarë, si më poshtë vijon:

·         500 000 lekë, për paga e sigurime;

·         1 500 000 lekë, për materiale e shërbime.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për     vitin 2009.

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 


29/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›