E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE 4 FAMILJEVE, TË ISH-PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, VRARË NË KRYE TË DETYRËS

V E N D I M

PËR

 

DHËNIE NDIHME FINANCIARE 4 FAMILJEVE, TË ISH-PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, VRARË NË KRYE TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për secilën familje, të të ndjerëve Fatos Haqir Xhani, Kastriot Çlirim Feskja, Saimir Islam Duçkollari dhe Altin Idriz Dizdari, ish-punonjës policie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vrarë në krye të detyrës.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3.     Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


07/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›