VENDIM PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE 4 FAMILJEVE, TË ISH-PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, VRARË NË KRYE TË DETYRËS
V E N D I M
PËR
DHËNIE NDIHME FINANCIARE 4 FAMILJEVE, TË ISH-PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, VRARË NË KRYE TË DETYRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për secilën familje, të të ndjerëve Fatos Haqir Xhani, Kastriot Çlirim Feskja, Saimir Islam Duçkollari dhe Altin Idriz Dizdari, ish-punonjës policie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vrarë në krye të detyrës.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/08/2009