VENDIM PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MOLDAVISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ISLAMIKE TË PAKISTANIT, PËR LEHTËSIMIN E PASOJAVE, TË SHKAKTUARA NGA PËRMBYTJET
PëR
DHëNIE NDIHME FINANCIARE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së MOLDAVISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS ISLAMIKE Të PAKISTANIT, PëR LEHTëSIMIN E PASOJAVE, Të SHKAKTUARA NGA PëRMBYTJET
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Financave, në buxhetin e vitit 2010, t’i shtohet fondi prej 80 000 (tetëdhjetë mijë) eurosh, kundërvlera në lekë, për dhënie ndihme financiare, për përballimin e pasojave të shkaktuara nga përmbytjet, përkatësisht:
- qeverisë së Republikës së Moldavisë, 30 000 (tridhjetë mijë) euro;
- qeverisë së Republikës Islamike të Pakistanit, 50 000 (pesëdhjetë mijë) euro.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/08/2010