E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1184, DATË 20.8.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË REKRUTIMIT E TË EMËRIMIT, TË AFATEVE TË KALIMIT NGA NJË NIVEL MË I ULËT NË NJË NIVEL MË TË LARTË KARRIERE DHE PËR MARRJEN E MAS

V E N D I M

PëR

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.1184, DATë 20.8.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E PROCEDURAVE Të REKRUTIMIT E Të EMëRIMIT, Të AFATEVE Të KALIMIT NGA NJë NIVEL Më I ULëT Në NJë NIVEL Më Të LARTë KARRIERE DHE PëR MARRJEN E MASAVE DISIPLINORE PëR PUNONJëSIT E ADMINISTRATëS TATIMORE QENDRORE”, Të NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 20, pikat 2 e 3, e 22, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 15.3, e vendimi nr.1184, datë 20.8.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“15.3. Për shqyrtimin e rasteve të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ngre komitetin disiplinor, të përbërë nga 5 (pesë) anëtarë. Komiteti disiplinor kryesohet nga njëri prej zvëvendësdrejtorëve të Përgjithshëm të Tatimeve, që caktohet me urdhër të ministrit të Financave, dhe ka në përbërje drejtorin/shefin e burimeve njerëzore dhe 3 (tre) nëpunës të kategorisë A. Komiteti disiplinor i merr vendimet me shumicë votash. Në mbledhjet e këtij komiteti merr pjesë, pa të drejtë vote, në rolin e këshilltarit ligjor, një specialist, jurist, nga drejtoria juridike.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›