E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR DHËNIEN E FONDIT FINANCIAR INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS, PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT TË FINANCUAR NGA KOMISIONI EUROPIAN “REHABILITIMI I SISTEMIT UJITËS FUSHA E DROPULLIT”

V E N D I M

PëR

DHëNIEN E FONDIT FINANCIAR INSTITUCIONIT Të PREFEKTIT Të QARKUT Të GJIROKASTRëS, PëR ZBATIMIN E PROJEKTIT Të FINANCUAR NGA KOMISIONI EUROPIAN “REHABILITIMI I SISTEMIT UJITëS FUSHA E DROPULLIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Institucionit të Prefektit të qarkut të Gjirokastrës t’i jepet fondi 2 508 700 (dy millionë e pesëqind e tetë mijë e shtatëqind) lekë, i barasvlershëm me 20 900 euro, që do të përdoret si kontribut i palës shqiptare, në masën 10 për qind të vlerës së përgjithshme, prej 209 000 eurosh, të bashkëfinancimit me Komisionin Europian, për zbatimin e projektit “Rehabilitimi i sistemit ujitës Fusha e Dropullit”, sipas kontratës nr.143-178, datë 10.8.2007, të nënshkruar nga palët.

2. Fondi prej 2 508 700 (dy milionë e pesëqind e tetë mijë e shtatëqind) lekë të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe prefekti i qarkut Gjirokastër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


07/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›