VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË PRONËS “ZYRA DOGANORE, DREJTORIA RAJONALE, GJIROKASTËR”, NGA MINISTRIA E FINANCAVE (DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE), TE MINISTRIA E BRENDSHME, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETI
V E N D I M
PëR
KALIMIN Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI Të PRONëS “ZYRA DOGANORE, DREJTORIA RAJONALE, GJIROKASTëR”, NGA MINISTRIA E FINANCAVE (DREJTORIA E PëRGJITHSHME E DOGANAVE), TE MINISTRIA E BRENDSHME, PëR DREJTORINë E PëRGJITHSHME Të POLICISë Së SHTETIT, DHE PëR NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.250, DATë 24.4.2003, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME SHTETëRORE, Të CILAT I KALOJNë Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI MINISTRISë Së RENDIT PUBLIK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10, 12, 13, 15/c, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të pronës “Zyra doganore, Drejtoria Rajonale, Gjirokastër”, nga Ministria e Financave (Drejtoria e Përgjithshme e Doganave), te Ministria e Brendshme, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për ta përdorur si mjedis pune për Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Kjo pronë të hiqet nga lista e inventarit të miratuar me vendimin nr.524, datë 15.8.2007, të Këshillit të Ministrave, dhe të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave.
3. Ministrisë së Brendshme i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Doganave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/04/2010